Meditoni Mbi Gjërat e Perëndisë

Së fundi, vëllezër, të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni. FILIPIANËVE 4:8

A e dije se ndjenjat e tua lidhen me mendimet e tua? Nëse nuk mendon se është e vërtetë, merr rreth 20 minuta dhe mos mendo për asgjë tjetër përveç problemeve të tua. Mund t’ju siguroj se deri në fund të asaj kohe ndjenjat tuaja, dhe ndoshta edhe fytyra juaj, do të kenë ndryshuar.

U ngrita një ditë duke menduar për një problem që kisha. Papritur Fryma e Zotit më foli. Ai më tha, “Joyce, a do të shoqërohesh me problemin tënd apo me mua?”

Kur zhgënjehesh, mos u ul dhe mos u ndje keq për veten. Sado të vështira të duken gjërat, kemi një zgjedhje. Mund të zgjedhim të jemi në shoqëri të ngushtë me problemet tona ose të jemi në shoqëri të ngushtë me Perëndinë. Mund t’i lejojmë mendimet të përqendrohen te problemet tona derisa të shkurajohemi e të shkretohemi plotësisht ose ta përqendrojmë vëmendjen te të gjitha gjërat e mira që na kanë ndodhur në jetë dhe te të gjitha bekimet që Perëndia na ka rezervuar ende në ditët që na presin.


Mendimet tona janë fjalë të heshtura që vetëm Zoti dhe ne dëgjojmë, por këto fjalë ndikojnë në njeriun tonë të brendshëm, shëndetin tonë, gëzimin dhe qëndrimin tonë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon