Mendimet e Zemrës Së Perëndisë

Mendimet e Zemrës Së Perëndisë

Plani i Zotit mbetet përjetë dhe qëllimi i zemrës së tij për çdo brez. (PSALMI 33:11)

Unë e di se ju dëshironi të dëgjoni çdo ditë nga Perëndia dhe sinqerisht besoj se është e mundur nëse ju formoni zakonin e të dëgjuarit. Të prisni në Perëndinë nuk do të thotë që të uleni diku për orë të tëra duke u përpjekur të dëgjoni nga Zoti. Ne nuk përpiqemi në forcën e mishit tonë, për të bërë çfarë dëshirojmë të bëjmë, por ne kërkojmë udhëheqjen e Perëndisë.

Unë besoj se kur i kërkoj Perëndisë të më udhëheqë, Ai e bën. Ndërsa vazhdoj ditën time unë nuk dëgjoj zërin e fortë të Perëndisë të më thotë se çfarë të bëj, por unë kam ndjesinë zemrën time lidhur me drejtimin ku duhet të eci. Për shembull, u zgjova këtë mëngjes lidhur me një plan për ditën time. Doja të qëndroja në shtëpi gjithë ditën edhe pse djali ynë na kishte ftuar të drekonim bashkë me të dhe familjen e tij. Ndërsa po lutesha ndjeva që koha ime me të do të ishte e vlefshme dhe se duhej ta bëja. Perëndia ndryshoi zemrën time dhe unë e dija që dita ime do të ishte më e mirë nëse do të ndiqja udhëheqjen e Tij në vend të planit tim.

Besoji Perëndisë në drejtimin që ka për ty sot dhe mos u trego kokëfortë për planin tënd. Perëndia mund të ketë një surprizë për ty ose një aventurë të cilën nuk do të donit ta humbisnit.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Nëse Perëndia ndryshon zemrën tënde, ji i gatshëm të ndryshosh planet e tua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon