Mendja dhe Goja

Mendja dhe Goja

Sepse, ç’ka zemra (nga tejmbushja, teprica), qet goja. (MATEU 12:34)

Vargu i sotëm më kujton mua një grua që erdhi në një prej konferencave të mia dhe ndau me mua se ajo nuk ndalonte dot së foluri dhe së menduari për problemet e saj, edhe pse kishte mësuar të mos fokusohej mbi to. Ajo e dinte se kishte nevojë të ndalonte së menduari negativisht, por ndihej shumë e pafuqishme për të vepruar në këtë formë.

Kjo grua kishte qenë e abuzuar, dhe kishte takuar shumë gra që kishin kaluar të njëjtën dhimbje. Ndërsa flisnin, ajo e kuptoi që Zoti i kishte thënë asaj gjithçka që Ai u kishte thënë edhe atyre, por ato ishin bindur ndërsa ajo nuk i ishte bindur. Ato i kishin përtërirë mendjet e tyre me Fjalën e Zotit ndërsa ajo i kishte mbajtur problemet e saj thellë në shpirtin e saj duke refuzuar t’i hiqte ato nga mendja e saj.

Çfarëdo që vendosim në mendje përfundimisht del nga goja jonë. Për shkak se kjo grua refuzoi t’i bindej Zotit dhe të ndalonte së menduari dhe të fliste për prob‑ lemet e saj, ajo ishte në një burg nga i cili nuk mund të shpëtonte. Ne i kërkojmë gjërat duke menduar dhe folur për to. Ajo mund të kishte përdorur mendimet dhe fjalët e saj për të kërkuar Zotin, por i përdori ato për të kërkuar më shumë nga gjërat që po përpiqej të kapërcente.

Unë ju inkurajoj të kërkoni Perëndinë duke menduar dhe folur për gjërat e Perëndisë dhe duke i kërkuar Frymës së Shenjtë të mbushë mendjen tuaj dhe gojën tuaj me gjërat që Ai dëshiron të fokusoheni.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mendoni sot për gjërat që ju bëjnë të lumtur, jo ato që ju bëjnë të trishtuar.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon