Sepse kush e njohu mendjen e Zotit që ta mësojë atë? Por ne kemi mendjen e Krishtit. (1 KORINTASVE 2:16)
Kur ne ftojmë Jezusin të vijë në zemrat tona, Fryma e Shenjtë bën banesën e Tij në ne. Nga ky pozicion në zemrat tona, që janë qendra e qenieve tona, Fryma e Shenjtë fillon punën purifikuese të shpirtrave tanë ( mendja, vullneti dhe emocionet).
Mendjet tona na thonë çfarë ne mendojmë, jo çfarë Perëndia mendon. Fryma e Shenjtë punon në ne për ta ndryshuar këtë. Ne duhet të mësojmë të mendojmë në përputhje me Perëndinë, për të qenë vegla për Perëndinë. Mendimet e vjetra duhet të largohen prej nesh dhe mendimet e reja – mendimet e Perëndisë – duhet të bëhen pjesë e mendimeve tona.
Emocionet tona na thonë se si ndihemi ne, jo si ndihet Perëndia për situatat tona, në lidhje me njerëzit dhe vendimet që ne marrim. Sipas Psalmit 7:9, Perëndia teston dhe provon emocionet tona. Ai punon me ne derisa të mos ecim sipas emocioneve, por të ecim në Frymën e Tij.
Vullneti ynë na thotë çfarë ne duam, jo çfarë Perëndia dëshiron. Vullneti mbizotëron emocionet, madje edhe mendimet. Ne mund ta përdorim atë për të bërë gjëra të drejta edhe kur nuk na pëlqen. Ne kemi një vullnet të lirë, dhe Perëndia nuk do të na detyrojë t’i bëjmë gjërat. Ai na drejton ne me anë të Frymës së Tij në çfarë Ai di se do të jetë për të mirën tonë, por në fund vendimet i marrim ne. Perëndia dëshiron që ne rregullisht të marrim vendime që janë në përputhje me vullnetin e Tij, jo me vullnetin tonë.
Ndërsa këto tre fusha të jetës tonë – mendja, vullneti dhe emocionet – vijnë nën zotërimin e Jezus Krishtit dhe në drejtimin e Frymës së Shenjtë, ne do të rritemi në maturi si besimtarë.
FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ju mund t’i menaxhoni emocionet tuaja në vend që t’i lini ato t’ju menaxhojnë juve.