Mendoni drejt që të flisni drejt

mendoni drejt që të flisni drejt

Edhe gjuha është zjarr, botë padrejtësie; kështu është vendosur gjuha midis gjymtyrëve tona: ajo e fëlliq gjithë trupin dhe ndez rrotën e jetës (ciklin e natyrës së njeriut) dhe ndizet nga ferri (Gehenna). –Jakobi 3:6

Pohimet negative fillojnë me mendime negative. Për shembull, le të themi që një punonjës dëgjon një thashethem se kompania ku punon do të heqë nga puna disa nga punonjësit, kështu ai mendon se sa herë që diçka shkon mirë, do të ndodhë diçka e keqe. Më pas ai thotë se me siguri do ta humbasë punën.

Mendimet e mia ishin kaq negative sa shkaktuan fjalët e mia të ishin negative…që reflektuan për keq në jetën time. Më në fund, vendosa të ndryshoj gjithë rrugët e mia dhe të mos flisja më negativisht. Pas pak kohe, kuptova që kisha nevojë të bëja më shumë sesa thjesht të mos flisja negativisht. Duhet të filloja të flisja pozitivisht!

Mendimet tona, pozitivë apo negativë, na bëjnë të flasim fjalë që do të ndërtojnë të ardhmen tonë. Kur flasim gjëra të gabuara, mund të jenë si një zjarr në jetën tonë (shih Jakobi 3:6).

Ne mund ta ndalojmë zjarrin duke filluar të flasim drejt dhe mund ta bëjmë këtë vetëm nëse mendojmë drejt. Ju nxis të mbusheni me Frymën e Shenjtë dhe me Fjalën e Perëndisë. Lejojeni të ndikojë në mendimet tuaja dhe t’ju drejtojë në një stil jetese me fjalë pozitive.


Lutje

Perëndi, unë dua të flas pozitivisht, fjalë jetë-dhënëse të bazuara në Fjalën Tënde. Të ftoj në mendimet e jetës time dhe dua që mendja ime të ripërtërihet, të jetë si e Krishtit që Ti të gjesh kënaqësi në fjalët e gojës time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon