Merr Inkurajimin Tënd

Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t’jua dërgoj. GJONI 16:7

A e gjeni ndonjëherë veten duke dëshiruar që të kishit më shumë inkurajim, ndoshta nga familja, miqtë ose kolegët tuaj? Unë mendoj se ne të gjithë ndihemi kështu në një moment ose në një tjetër. Kur ndiheni në nevojë për inkurajim dhe nuk duket se po e merrni këtë nga njerëzit e tjerë, mund ta inkurajoni veten në Zotin (1 Samuelit 30:6), dhe gjithashtu mund të merrni inkurajim nga Fryma e Perëndisë.
A e dini se Fryma e Shenjtë quhet “Nxitës”? Fjala greke për “Frymën e Shenjtë” është parakletos dhe përfshin ngushëllim, ndërtim dhe inkurajim si pjesë të përkufizimit të saj.

Jezusi dërgoi një Ndihmues, një Fuqizues, një Ndërtues dhe një Inkurajues kur Ai dërgoi Frymën e Shenjtë, dhe Ai e dërgoi Atë për të qenë në miqësi të ngushtë me ne. Ai jeton brenda atyre që janë besimtarë në Jezus Krishtin.

Nëse jeni në nevojë për inkurajim, shikoni tek Perëndia së pari. Ai kurrë nuk do t’ju thotë se ju nuk do t’ia dilni dot. Ai kurrë nuk do t’ju thotë se rasti juaj është i pashpresë. Përkundrazi, Ai do ju inkurajojë që të gjitha gjërat janë të mundura me Të. Ai do ju kujtojë që Ai ju do, Ai është me ju, dhe Ai ju jep forcën që ju duhet për të bërë gjithçka që Ai ju ka thirrur të bëni.


Hapeni zemrën tuaj për të marrë ngushëllim, pohim, dhe inkurajim nga Fryma e Shenjtë sot.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon