Merr Kohë Të Dëgjosh

O Zot, ti në mëngjes dëgjon zërin tim; në mëngjes do ta lartoj drejt teje lutjen time dhe do të pres, PSALMI 5:3

Për të dëgjuar zërin e Perëndisë, është e nevojshme të gjesh kohë vetëm për të qenë të qetë. Kjo është një pjesë e rëndësishme e të jetuarit në shoqëri të ngushtë me Perëndinë. Kjo është mënyra se si e kuptoni udhëheqjen e Perëndisë në jetën tuaj. Një mënyrë jetese e zënë, e nxituar, e furishme dhe stresuese e bën shumë sfiduese të dëgjosh Zotin. Nëse jeni të uritur për të perceptuar zërin e Perëndisë, gjeni një vend ku të qetësoheni para Tij. Rri vetëm me Të dhe thuaji se ke nevojë për Të dhe dëshiron që Ai të të mësojë se si të marrësh udhëzimin dhe drejtimin e Tij. Kërkojini Atij t’ju tregojë se çfarë ka Ai për jetën tuaj dhe çfarë dëshiron që ju të bëni atë ditë.

Dhe pastaj ju inkurajoj të bëni këtë: Merrni kohë për të dëgjuar. Edhe nëse nuk ndjeni një nxitje të menjëhershme në shpirtin tuaj, Perëndia premton se nëse e kërkoni Atë, do ta gjeni (Jeremia 29:13). Ju do të merrni një fjalë nga Zoti. Ai do t›ju udhëheqë nga një njohuri e brendshme, nga arsyeja e shëndoshë, nga mençuria ose nga paqja.

Dhe çdo herë, sido që Ai t’ju udhëheqë, udhëheqja e Tij gjithmonë do të jetë në përputhje me Fjalën e Tij. Kam zbuluar se Perëndia nuk na flet gjithmonë menjëherë ose domosdoshmërish gjatë kohës së lutjes. Ai mund të përfundojë duke ju folur dy ditë më vonë, ndërkohë që ju jeni duke bërë diçka krejtësisht pa lidhje. Megjithëse mund të mos jetë në kohën tonë, Perëndia do të na flasë dhe do të na tregojë rrugën që duhet të ecim.


Dëgjimi është pjesë jetike e kohës tonë të përditshme me Perëndinë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon