Merr Shembull Nga Lutjet E Palit

Merr Shembull Nga Lutjet E Palit

(Duke ju kujtuar në lutjet e mia,) që Perëndia i Zotit tonë Jezu Krisht, Ati i lavdisë, t’ju japë juve frymën e urtësisë dhe të zbulesës, në njohurinë e tij. (EFESIANEVE 1:17)

Dua të fokusohem sot te disa nga lutjet e Palit. Kur lexova lutjet e tij te Efesianëve, Filipianëve dhe Kolosianëve, u ndjeva keq për lutjet e mia mishore dhe lutjet e Palit ndikuan kaq fuqishëm tek unë sa jeta ime e lutjes nuk ka qenë më e njëjtë që atëherë. Pash se Pali kurrë nuk u lut që njerëzit të kishin një jetë të lehtë apo që të çliroheshin prej vështirësive. Në vend të kësaj, ai lutej që të mund të duronin me butësi çdo gjë që do t’ju dilte përpara, që do të ishin të duruar, këmbëngulës dhe shembuj të gjallë të hirit të Perëndisë për njerëzit e tjerë. Ai u lut për gjërat që janë të rëndësishme për Perëndinë dhe nga eksperienca mund t’ju siguroj se Ai na jep fuqi të pabesueshme kur lutemi kështu. Ne duhet të shqetësohemi më shumë për gjendjen tonë shpirtërore se sa për të marrë gjithçka duam.

Vargu për sot është një nga lutjet e Palit. Ky varg na mëson të lutemi për një frymë urtësie dhe zbulesë – kjo duhet të jetë një nga kërkesat tona kryesore. Në fakt, unë besoj se t’i kërkosh Perëndisë zbulesë – të kuptuar dhe mprehtësi frymërore – është një nga lutjet më të rëndësishme që mund të themi. Zbulesë do të thotë “të nxjerrësh në shesh,” dhe ne kemi nevojë që t’i kërkojmë Perëndisë të nxjerrë në shesh për ne çdo gjë që na përket në Krishtin. Ne kemi nevojë që Ai të na zbulojë dhe tregojë të vërtetat e Fjalës që ne të kuptojmë se si të lutemi për veten dhe të tjerët. Kur dikush të flet për një parim biblik apo një të vërtetë shpirtërore, ky është informacion. Por kur Perëndia të ndihmon ta kuptosh, kthehet në zbulesë – dhe zbulesa e bën të vërtetën kaq reale për ty sa asgjë nuk mund ta heq prej teje.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ndalo për pak së kërkuari gjëra nga Perëndia dhe në vend të kësaj, kërko praninë e Tij në jetën tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon