Miku Më I Mirë Që Do Të Keni Ndonjëherë

Miku Më I Mirë Që Do Të Keni Ndonjëherë

Njeriu që ka shumë shokë katandiset keq, por ka një mik që është më i ngushtë se një vëlla. (FJALËT E URTA 18:24)

Nëse do të më duhej të identifikoja çelësin më të rëndësishëm për lutjen efektive dhe për një marrëdhënie personale me Perëndinë, do të thoja se është ti afrohesh Perëndisë si miku i Tij. Kur ne shkojmë tek Perëndia duke besuar se Ai na sheh si miqtë e Tij, mrekulli të reja hapen për ne. Ne përjetojmë liri dhe guxim, të cilat janë të nevojshme për lutjen efektive.

Nëse nuk e njohim Perëndinë si një mik dhe nëse nuk jemi të sigurtë që Ai mendon për ne si miqtë e Tij, ne do të ngurrojmë t’i tregojmë Atij çfarë na duhet ose t’i kërkojmë Atij ndonjë gjë. Nëse kemi një marrëdhënie të ngurtë dhe të largët me Zotin, lutjet tona mund të jenë legaliste. Por nëse shkojmë tek Ai si shoku ynë, por pa e humbur nderimin dhe frikën tonë ndaj Tij, komunikimi ynë me Të do të mbetet i freskët, emocionues dhe intim.

Një miqësi e natyrshme përfshin të japësh dhe të marrësh dashuri. Kjo do të thotë të dish se dikush është në anën tënde, të duash të të ndihmojnë, të brohorasin për ty dhe të kesh gjithnjë parasysh interesin tënd më të mirë. Miku është dikush që e vlerësoni, një shok, një partner, dikush që është i dashur për ju, dikush me të cilin dëshironi të kaloni kohë dhe dikush që ju pëlqen. Ju bëheni shoku i dikujt duke investuar kohë në të dhe me të, dhe duke ndarë jetën tuaj me atë person. Unë ju inkurajoj ta shihni Zotin si mikun tuaj. Trajtojeni Atë me respekt dhe nder, por trajtojeni Atë si mikun tuaj dhe mësoni të komunikoni me Të aq hapur dhe lehtë sa do të vepronit me një mik tokësor. Ai është miku më i mirë që do të keni ndonjëherë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ti je miku i Perëndisë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon