Miqësia: Vendi Sekret

Miqësia: Vendi Sekret

ndonëse ne ishim të vdekur (të vrarë) nëpërmjet shkeljeve [tona], na dha jetë bashkë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar me anë të hirit), (EFESIANËVE 2:5)

Miqësia me Perëndinë i shërben jetës tonë. Ajo na ripërtërin; na ndryshon bateritë, për ta thënë ndryshe. Ne jemi bërë të fortë përmes bashkimit dhe miqësisë me Perëndinë – të fortë mjaftueshëm për t’i qëndruar sulmeve të armikut të shpirtrave tanë (shih Efesianëve 6:10-11).

Kur ne jemi duke pasur miqësi me Perëndinë, ne jemi në një vend sekret ku ne jemi të mbrojtur nga armiku. Psalmi 91:1 flet për këtë vend dhe na thotë që ata që banojnë aty do të mposhtin çdo armik: “Kush banon në strehën e Shumë të Lartit, pushon në hijen e të Plotfuqishmit. [Fuqisë së të cilit asnjë armik nuk mund t’i rezistojë].”

Unë besoj se vendi i fshehtë është prania e Zotit. Kur jemi në praninë e Tij, duke u shoqëruar me Të, ne përjetojmë paqen e Tij. Satani thjesht nuk di se çfarë të bëjë me një besimtar që mbetet i qëndrueshëm pavarësisht se në çfarë rrethanash mund të jetë. Kjo është e vështirë për t’u bërë ndonjëherë, por ne marrim forcë për stabilitet ndërsa kemi bashkësi dhe miqësi me Perëndinë nëpërmjet Frymës së Tij.

Miqësia me Perëndinë kërkon kohë, por është kohë e shpenzuar mirë. Ju mban të fortë në mënyrë që të mos shkatërroheni nga sfidat e papritura. Fjalët e urta 18:14 thotë: “Fryma e njeriut mban sëmundjen e tij, por kush mund ta ngrejë një frymë të dërrmuar?” Mos prisni derisa të keni vështirësi për t’u forcuar; qëndroni të fortë!


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Pavarësisht se me çfarë po përballesh në jetë, përmes Krishtit ti ke fitoren!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon