Mos e Humb Veten Tënde

Mos e Humb Veten Tënde

Kush do të gjejë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë përsëri. MATEU 10:39

Jeta është si një labirint ndonjëherë, dhe është e lehtë të humbasësh. Të gjithë, me sa duket, presin diçka ndryshe nga ne. Ka presion që na vjen nga çdo drejtim për t’i mbajtur të tjerët të lumtur dhe për të përmbushur nevojat e tyre.

Kur ne përpiqemi të bëhemi çfarë të tjerët dëshirojnë që ne të bëhemi, në këtë proces, ne mund të humbasim vetveten. Ne mund të mos e zbulojmë se kush është qëllimi i Perëndisë për ne për shkak se po përpiqemi fort të kënaqim çdokënd dhe vetë nuk jemi të kënaqur.

Për shumë vite jam përpjekur shumë të jem shumë gjëra që nuk isha, dhe isha tepër konfuze. M’u desh të zbres nga gara dhe të pyes veten: “Për kë po jetoj? Pse po i bëj të gjitha këto gjëra? A jam bërë një kënaqëse e njerëzve? A jam vërtet në vullnetin e Zotit për jetën time?”

A e ke humbur edhe ti vetveten? A je lodhur nga përpjekjet për të plotësuar të gjitha kërkesat që kanë të tjerët për ty ndërkohë që vetë ndihesh e pa përmbushur? Nëse po, ti mund të zgjedhësh të marrësh hapin dhe të vendosësh të njohësh identitetin tënd, drejtimin tënd dhe thirrjen tënde, vullnetin e Perëndisë për jetën tënde. Do ta gjesh vetveten duke iu afruar gjithmonë e më pranë Perëndisë, duke gjetur vullnetin e Tij për jetën tënde, dhe duke e bërë atë.


Nëse ia jep zemrën tënde kryerjes së vullnetit të Perëndisë, do të gjesh vetveten e vërtetë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon