Por Zoti i tha Abramit: “Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd, dhe shko në vendin që do të të tregoj. ZANAFILLA 12:1
Si do të ndiheshit nëse Perëndia të thotë të lini shtëpinë tuaj, familjen tuaj dhe gjithçka familjare dhe të rehatshme për ju dhe të shkoni kushedi se ku? A do të kishit frikë? Kjo është pikërisht sfida me të cilën u përball Abrami, dhe kjo e frikësoi atë. Prandaj Perëndia i thoshte atij vazhdimisht: “ Mos ki frikë.”
Elisabeth Elliot, bashkëshorti i të cilës u vra bashkë me katër misionare të tjerë në Ekuador, tregon se si jeta e saj ishte plotësisht e kontrolluar prej frikës. Sa herë që ajo fillonte të merrte hapa besimi, frika e bllokonte, derisa një mikeshë i tha asaj diçka që e bëri të lirë. Ajo i tha: “Pse nuk e bën me frikë?” Elisabeth Elliot dhe Rachel Saint, motra e njërit prej misionareve të vrave, ishte duke ungjillëzuar në fiset Indiane, përfshirë edhe njerëzit që vranë bashkëshortin dhe vëllanë e tyre.
Nëse duam të presim të bëjmë diçka derisa të mos kemi më frikë, me shumë mundësi do të përmbushim shumë pak për Perëndinë, për të tjerët, ose për veten tonë. Edhe Abrami dhe Jozueu kishin frikë të merrnin hapa në besim dhe t’i bindeshin Perëndisë të bënin çfarë Ai u kishte urdhëruar të bënin, madje edhe pse kishin frikë. Ne mund të bëjmë të njëjtën gjë!
Ji i vendosur që jeta jote nuk do të sundohet nga frika por nga Fjala e Perëndisë.