Mos Ki Frikë

Mos Ki Frikë

Sepse unë, Zoti, Perëndia yt, të zë nga dora e djathtë dhe të them: “Mos u frikëso, unë të ndihmoj”. (ISAIA 41:13)

Ne ndonjëherë përballemi me kundërshti ndërsa duam të ndjekim Frymën e Shenjtë, dhe shumë herë kjo opozitë vjen në formën e frikës – jo thjesht frikëra madhore , si firka nga fatkeqësistë natyrore ose nga një sëmundje e tmerrshme apo nga ndonjë katastrofë – por një ndjenjë bezdisëse ankthi dhe shqetësimi për gjërat e zakonshme. Djalli përpiqet madje të na frikësojë ndaj të luturit me guxim. Ai dëshiron që ne t’i afrohemi Perëndisë me frikë dhe jo me besim.

Disa njerëz jetojnë çdo ditë në mënyrë të vazhdueshme me frikëra të vogla, duke bërë komente si: “Kam frikë se nuk do të shkoj në punë në kohë me gjithë këtë trafik”, ose “Kam frikë se do të djeg roston,” ose “Kam frikë se do të bjerë shi kur të luajmë me top të Shtunën.” Këto frikëra të përditshme janë vërtet të vogla, por ato janë akoma frika dhe ato ende pengojnë një mënyrë jetese për të dëgjuar nga Zoti duke i mbajtur njerëzit të përqendruar në shqetësimet e tyre. Në vend që të lejojmë armikun të na godasë me gjëra të vogla dhe të infektojë jetën tonë me këto frikëra të vazhdueshme, të nivelit të ulët, ne duhet të lutemi dhe t’i besojmë Perëndisë.

Motoja ime është “Lutu për gjithçka dhe mos ki frikë asgjë.” Kur ne po zhvillojmë një mënyrë jetese duke folur dhe dëgjuar Perëndinë, do të na duhet t’i rezistojmë në mënyrë agresive frikërave të vogla, zakoneve dhe modeleve të mendimit që nuk nxisin ose mbështesin lutjen. Fryma e Shenjtë dëshiron të na ndihmojë ta bëjmë këtë, kështu që ne duhet t’i kërkojmë Atij të na çojë nga zakonet negative në një qëndrim pozitiv që na mban të lidhur rregullisht me Perëndinë në besim gjatë gjithë ditës. Ndërsa vazhdojmë të lejojmë që Fryma e Shenjtë të na udhëheqë në këtë mënyrë, lutjet dhe aftësia jonë për të dëgjuar nga Perëndia do të bëhen po aq të lehta dhe të zakonshme sa frymëmarrja.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Lutu për gjithçka; mos ki frikë asgjë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon