Mos Rezisto; Prano Çfarë Perëndia Thotë

Më heto [tërësisht], o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia; dhe shiko nëse ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme. (PSALMI 139:23-24)

Shpesh herë, kur ne fajësohemi për mëkat, ne bëhemi zemërakë sepse Perëndia po punon me ne. Derisa të pranojmë mëkatin tonë, të bëhemi gati të largohemi prej tij dhe të kërkojmë falje, ne ndjejmë një presion që na bën të jemi jo rehat. Sapo hyjmë në marrëveshje me Perëndinë, paqja jonë kthehet dhe sjellja jonë përmirësohet.

Djalli na sulmon me dënim dhe turp për të na mbajtur larg nga afrimi me Perëndinë dhe siguria e lutjes që nevojat tona të plotësohen dhe ne të mund të shijojmë miqësinë me Perëndinë. Keqardhja për veten, ose mendimi se Perëndia është i zemëruar me neve, na ndan nga prezenca e Tij. Ai kurrë nuk do të na lërë, por frikërat tona mund të na bëjnë të dyshojmë për prezencën e Tij.

Ja pse dallimi i të vërtetës dhe njohja e ndryshimit midis bindjes për mëkat dhe dënimit është shumë i rëndësishëm. Nëse i kushtoni vëmendje bindjes për mëkat, ajo ju ngre lart dhe ju largon nga mëkati; dënimi vetëm ju bën të ndiheni keq me veten dhe shpesh shkakton problemin e përkeqësimit.

Kur luteni, kërkojini Perëndisë t’ju flasë rregullisht dhe t’ju bindë për mëkat, duke kuptuar që kjo sjell bekime dhe jo probleme. Kur unë filloj kohën time të lutjes, pothuajse gjithmonë i kërkoj Atit tim qiellor të më zbulojë çdo gjë të gabuar që jam duke bërë dhe të më pastrojë nga të gjitha mëkatet dhe padrejtësia. Bindja për mëkat është shumë e rëndësishme në mënyrë që të ecim me Perëndinë në mënyrën e duhur. Dhurata e bindjes për mëkat është një mënyrë për të dëgjuar nga Perëndia. Mos bëni gabim të ndiheni të dënuar por, ngrihuni lart në një vend të ri lirie dhe marrëdhënieje me Perëndinë. Mos i rezistoni; pranojeni bindjen.


Fjala e perëndisë për sot: Lejo Perëndinë të të ngrejë lart.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon