Mposhtja

I pabesi ikën me vrap edhe në se askush nuk e ndjek, por i drejti është i sigurt si një luan. FJALËT E URTA 28:1

Frika ua grabit besimin shumë njerëzve. Frika nga dështimi, frika nga njeriu dhe frika nga refuzimi janë disa nga frikërat më të forta të përdorura nga Satani për të na penguar të përparojmë.

Por pavarësisht se çfarë lloj frike na dërgon armiku, e rëndësishme është ta mposhtim atë. Kur përballemi me frikën, nuk duhet t’i dorëzohemi asaj. Është e domosdoshme për fitoren tonë që ne të përcaktojmë: “Me ndihmën e Zotit, unë do ta mposht”.

Reagimi normal ndaj frikës është arratisja. Armiku do që ne të vrapojmë; Perëndia dëshiron që ne të qëndrojmë të qetë dhe të shohim çlirimin e Tij. Për shkak të frikës, shumë njerëz nuk përballen me çështjet; ata e kalojnë jetën duke vrapuar. Ne duhet të mësojmë të qëndrojmë në këmbë dhe të përballemi me frikën, të sigurt në njohurinë se ne jemi më shumë se fitimtarë nëpërmjet Krishtit (Romakëve 8:37).

Frika e dështimit mundon turma. Ne kemi frikë se çfarë do të mendojnë njerëzit për ne nëse dështojmë. Nëse dalim dhe dështojmë, disa njerëz mund të dëgjojnë për këtë; por ata e harrojnë shpejt nëse ne e harrojmë dhe vazhdojmë. Është më mirë të provosh diçka dhe të dështosh sesa të mos provosh asgjë dhe të kesh sukses.


Qasuni jetës me guxim. Fryma e Zotit është në ju, ndaj vendosni që të mos keni frikë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon