Ndaluni Dhe Pranoni Që Jam Perëndi

Ndaluni dhe Pranoni që Jam Perëndi

Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi; do të ngrihem lart midis kombeve, do të ngrihem lart mbi tokë. Psalmi 46:10

Shumë njerëz sot vrapojnë nga një gjë në tjetrën. Ata janë të varur ndaj aktivitetit, dhe unë kam qënë një prej atyre njerëzve!

Për një kohë të gjatë, ndihesha gjithë kohës se duhet të gjeja patjetër diçka për ta bërë. Duhet të përfshihesha diku dhe të isha pjesë e çfarëdo gjëje që po ndodhte. Mendoja se nuk mund të humbisja asgjë sepse nuk doja të më ikte asgjë pa e ditur unë që po ndodhte. Nuk mund të isha e qetë. Më duhej të isha gjithmonë duke bërë diçka. Unë isha një qënie njerëzore e ngarkuar.

Fatmirësisht, zbulova se nëse do të qëndrojmë të qetë dhe nuk do t’i marrim gjërat në duart tona, do të shohim fuqinë e mahnitshme të Perëndisë që vepron në jetën tonë. Shpesh jemi të stresuar në shkallën maksimale thjesht sepse vazhdojmë të përpiqemi të bëjmë gjëra që vetëm Zoti mund t’i bëjë. Perëndia dëshiron të na udhëheqë, por për të ndier drejtimin e Tij ne duhet të jemi të qetë! Merrni kohë çdo ditë për të dëgjuar. Ne kemi dy veshë dhe vetëm një gojë, kështu që Perëndia duhet të ketë synuar që ne të dëgjojmë më shumë sesa të flasim.

Kur kemi plane dhe ide, ne mund t’ia nënshtrojmë ato Zotit (ta pranojmë Atë) dhe të sigurohemi që të kemi paqen dhe planin!


Zoti u jep më të mirat e Tij atyre që kanë besim tek Ai. Jini të qetë dhe lëreni Atë të tregohet i fortë në jetën tuaj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon