ndani “kush” nga “bëj”

ndani “kush” nga “bëj”

Prandaj nëse dikush është (i shartuar) në Krishtin (Mesia), është një krijesë e re… – 2 Korintasve 5:17

Unë kam bërë gabime në jetën time dhe jam e sigurt që do të bëj edhe në të ardhmen, por përsëri nuk e urrej veten. Unë nuk e bëj gjithçka të saktë, por kjo nuk ndikon në kush unë jam në Krishtin. Unë e di që Ai më do dhe jam një person i mirë. Kjo për shkak se jam një krijesë e re në Krishtin, unë kam mësuar të ndaj “kush” nga “bëj”.

Kur kuptoni se çfarë “bëni” nuk përcakton “kush” ju jeni, mund të përjetoni një nivel të ri të lirisë prej turpit. Kur e dini që Perëndia ju pëlqen, mund të filloni të pëlqeni veten tuaj në një mënyrë të shëndetshme dhe të balancuar. Kur filloni të pëlqeni veten, njerëzit e tjerë fillojnë t’ju pëlqejnë. Të pëlqeni veten nuk do të thotë që jeni krenarë; thjesht do të thotë që e pranoni veten për personin që Perëndia ju ka krijuar.

Të gjithë kemi nevojë të ndryshojmë sjelljen tonë, por të pranojmë veten si krijesa të Perëndisë është thelbësore për progresin tonë për të qënë të shëndetshëm dhe të plotë në Krishtin. Nëse arrijmë të shkëlqejmë në këtë gjë, të pëlqejmë veten, do të ndodhin mrekulli që do të na ndihmojnë të mposhtim natyrën e turpit.


Lutje

Frymë e Shenjtë, më ndihmo të ndaj “bëj” nga “kush”. Unë mund ta pëlqej veten dhe të përjetoj liri nga turpi sepse Ti më do dhe je duke punuar vazhdimisht në jetën time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon