Nderoni Zërin E Perëndisë Mbi Të Gjitha

Nderoni Zërin E Perëndisë Mbi Të Gjitha

Lum ai njeri që beson te Zoti dhe besimi i të cilit është Zoti! (JEREMIA 17:7)

Një qëndrim që mirëpret prezencën e Perëndisë në jetët tona është qëndrimi që e nderon atë përmbi këdo dhe përmbi çdo gjë tjetër. Qëndrimet tona duhet të thonë: “ Perëndi, pavarësisht se çfarë më thonë të tjerët, pavarësisht se çfarë mendoj vetë, pavarësisht se si është plani im, nëse të dëgjoj Ty qartësisht të thuash diçka dhe unë e di se je Ti, do të të nderoj Ty – dhe do të nderoj atë që Ti thua – përmbi çdo gjë tjetër.”

Ndonjëherë ne i japim më shumë konsideratë asaj që njerëzit na thonë sesa asaj që Perëndia na thotë. Nëse lutemi me zell dhe dëgjojmë nga Perëndia, dhe më pas fillojmë t’i pyesim njerëzit përreth nesh se çfarë mendojnë, ne i nderojmë opinionet e tyre njerëzore mbi ato të Perëndisë. Një qëndrim i tillë do të parandalojë mundësinë tonë për të dëgjuar vazhdimisht zërin e Perëndisë. Nëse do të zhvillojmë ndonjëherë një aftësi për të dëgjuar nga Perëndia dhe për t’u udhëhequr nga Fryma e Tij si një mënyrë jetese, ne duhet të ndalojmë së dëgjuari kaq shumë mendime nga kaq shumë njerëz dhe të fillojmë t’i besojmë urtësisë që Perëndia depoziton në zemrat tona. Ka një kohë për të marrë këshilla të mira, por nevoja për miratimin e njerëzve do të na mbajë jashtë vullnetit të Perëndisë.

Djalli dëshiron që ne të mendojmë se nuk jemi të aftë të dëgjojmë nga Perëndia por Fjala e Perëndisë thotë se nuk është e vërtetë. Fryma e Shenjtë banon brenda nesh sepse Perëndia dëshiron të jemi të udhëhequr nga Fryma në një mënyrë personale dhe të dëgjojmë zërin e Tij për veten tonë ndërsa Ai na drejton dhe udhëheq.

Në vargun për sot, Perëndia thotë se ne do të jemi të bekuar kur shohim tek Ai. Sipas Jeremias 17:5-6, pasoja të rënda vijnë për ata që besojnë thjesht në dobësinë burrave dhe grave, por lum ata që besojnë dhe nderojnë Zotin. Gjërat e mira ndodhin nëse dëgjojmë Zotin. Ai dëshiron të jetë forca jonë dhe ne duhet ta nderojmë Fjalën e Tij mbi gjithçka tjetër.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Dëgjo çfarë të thonë të tjerët, por kushtoji vëmendje zërit të Perëndisë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon