Sepse ata që rrojnë sipas mishit e çojnë mendjen në gjërat e mishit, por ata që rrojnë sipas Frymës në gjërat e Frymës. ROMAKËVE 8:5
Romakëve 8:5 na mëson se nëse “mendojmë” gjërat e mishit, do të ecim në mish. Por nëse “mendojmë” gjërat e Frymës do të ecim në Frymë. Veprimet tona ndjekin mendimet tona!
Më lejoni ta them ndryshe: Nëse ne mendojmë mendime mishore, mendime të gabuara dhe mendime negative, ne nuk mund të ecim në Frymë. Duket sikur të menduarit e përtërirë, të menduarit hyjnor është një domosdoshmëri jetike për një jetë të suksesshme të krishterë.
Jeta juaj mund të jetë në një gjendje kaosi për shkak të viteve të të menduarit të gabuar. Nëse po, është e rëndësishme që ju të kuptoni faktin se jeta juaj nuk do të rregullohet derisa mendja juaj ta bëjë këtë. Ju duhet ta konsideroni këtë fushë një domosdoshmëri jetike.
Kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të mësoni të mendoni mendimet që Ai do t’ju japë të mendoni. Ju nuk mund të kapërceni asnjë problem vetëm me vendosmëri. Është e rëndësishme të jesh i vendosur, por i vendosur në Frymën e Shenjtë, jo në përpjekjet e mishit tënd. Fryma e Shenjtë është pranë jush. Ai është Ndihmësi juaj – kërkoni ndihmën e Tij. Mbështetuni tek Ai. Ju mund ta arrini atë me ndihmën e Tij.
Jepini Frymës së Shenjtë kontrollin e jetës tuaj. Ai do t’ju drejtojë në vullnetin e përsosur të Perëndisë për ju, që përfshin bekime të jashtëzakonshme, të bollshme, paqe dhe gëzim.