Ndihma Jonë Më E Mirë

Ndihma Jonë Më E Mirë

Unë i ngre sytë nga malet: nga do të më vijë ndihma? Ndihma ime vjen nga Zoti, që ka bërë qiejt dhe tokën. (PSALMI 121:1‑2)

Ne duhet të maturohemi në besimin tonë në atë pikë që të mos vrapojmë tek dikush tjetër kur kemi nevojë të dimë se çfarë duhet të bëjmë. Unë nuk po nënkuptoj që të kërkosh një këshillë nga njerëzit që ne mendojmë se janë më të mençur se sa ne, është e gabuar, por besoj se të kërkosh opinione të njerëzve në mënyrë të tepruar dhe të mbështetesh shumë mbi to është e gabuar dhe fyese për Perëndinë.

Siç mund ta kuptoni nga vargjet e sotme, Davidi kërkoi Perëndinë së pari dhe e dinte që Perëndia ishte ndihma e tij e vetme. E njëjta gjë vlen edhe për ne, kështu që ne duhet të jemi si Davidi dhe gjithmonë të shikojmë te Zoti së pari. Ne duhet të krijojmë një zakon për ta parë Perëndinë si “zgjedhja jonë e parë” për këshilla, jo si zgjidhja jonë e fundit.

Perëndia mund të përdorë një person që Ai e zgjedh për të qartësuar gjërat, për të ofuar njohuritë tradicionale, ose për të konfirmuar çfarë Ai të ka thënë tashmë, që të kërkosh Atë të parin dhe nëse Ai të drejton tek një person, ndiq drejtimin e Tij.

Tek Numrat 22:22‑40, Perëndia zgjodhi madje një gomar për t’i folur dikujt. Ai dëshiron kaq shumë të na flasë, saqë do të përdorë gjithçka që është e nevojshme për këtë. Ti mund të jesh i sigurtë që nëse je duke besuar se Perëndia do të flasë, Ai do ta gjejë një mënyrë për të të dhënë mesazhin e Tij.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kërko ndihmën e Perëndisë së pari.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon