Sepse unë, Zoti, Perëndia yt, të zë nga dora e djathtë dhe të them: “Mos u frikëso, unë të ndihmoj”. (ISAIA 41:13)
Nuk ka rëndësi se sa mirë mund të mendojmë se e drejtojmë jetën tonë, e vërteta është se ne kemi nevojë për ndihmë në gjithçka. Ne kemi nevojë për çdo lloj ndihme ne jetën tonë të përditshme. Shpesh, duhet kohë e gjatë derisa të kuptojmë se kemi nevojë për ndihmë. Neve na pëlqen të besojmë se mund të bëjmë çfarëdo që duhet bërë në mënyrë të pavarur dhe pa asnjë ndihmë. Sidoqoftë, Zoti na dërgoi një Ndihmues Hyjnor; prandaj na duhet ndihmë. Jezusi Vetë vazhdimisht ndërhyn për ne ndërsa ulet në të djathtën e Perëndisë (shikoni Hebrenjve 7:25; Romakëve 8:34), dhe kjo na tregon se ne kemi nevojë vazhdimisht për ndërhyrjen e Zotit në jetën tonë.
Edhe pse ne mund të duket se e menaxhojmë veten dhe jetën tonë për njëfarë kohe, herët a vonë diçka ndodh dhe gjërat fillojnë të prishen nëse jetojmë në forcën tonë në vend që të marrim ndihmë hyjnore.
Shumë herë, jemi mirë derisa vijnë telashet. Ato mund të vijnë në formën e një martese të thyer, me vdekjen e një personi të dashur, me humbjen e punës, ose diçka tjetër që është e rëndësishme për ne. Por në fakt, ne të gjithë mbërrijmë në pikën ku duhet të pranojmë nevojën tonë.
Nëse duam ta jetojmë jetën ashtu siç e synon Perëndia ‑ të mbushur me drejtësi, paqe dhe gëzim (shikoni Romakëve 14:17), ne duhet ta pranojmë se kemi nevojë për ndihmë dhe duhet ta marrim atë nga Fryma e Shenjtë, që Perëndia ka dërguar për të na ndihmuar.
FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Pranoni nevojën tuaj për ndihmë dhe i besoni Frymës së Shenjtë për të marrë atë.