Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj… –Isaia 41:10
Ky varg është një inkurajim i madh për të qënë të guximshëm dhe kurajozë në Frymën e Shenjtë. Me siguri që ne nuk duam të bëjmë asgjë jashtë vullnetit të Perëndisë apo kohës së Tij, por kur Perëndia po lëviz, nuk mund të kemi frikë të lëvizim me të. Satani sjell frikën në mendjet dhe emocionet tona kur Fryma e Shenjtë përpiqet të na udhëheqë në një drejtim të ri. Ai përpiqet të përdorë frikën që të na pengojë për të mos lëvizur me Perëndinë.
Isaia 41:10 thotë të mos kemi frikë, sepse unë jam me ty. Nëse keni pasur frikë nga diçka dhe dëshirë për t’u çliruar nga frika, do të vijë koha kur do të duhet të përballeni me frikën dhe jo të largoheni prej saj. Thjesht merrni dorën e Jezusit, pranoni që Ai është me ju dhe bëjeni. Mos kini frikë, Ai është me ju.
Nëse ndodheni në një nga këto udhëkryqe, më lejoni t’ju inkurajoj që të lëvizni përpara. Mos rrini në vend të terrorizuar, por merrni dorën e Tij dhe ecni përpara. Mbani mend, Perëndia do që t’ju çlirojë nga gjithë frikërat tuaja!
Lutje
Zot, unë dua të të ndjek ty kudo që Ti më udhëheq. Më ndihmo të jem i guximshëm dhe kurajoz që të lëviz përpara me Ty.