Ndryshimi Është Një Proces

Dhe kështu Abrahami, duke pritur me durim, fitoi premtimin. HEBRENJVE 6:15

Ndryshimi nuk vjen lehtësisht. Unë nuk do ta harroj kurrë një zonjë që mu afrua një ditë pasi përfundova mësimin. E acaruar, ajo vuri duart në ijë dhe tha: “Unë dua paratë e mia mbrapsht!” Unë u befasova shumë nga deklarata e saj dhe u përgjigja: “Çfarë do të thotë që i kërkon paratë e tua mbrapsht?” Ajo tha: “Joyce, unë i dhashë shërbesës tuaj dhe kam bërë këto gjëra që ju thoni të bëni për dy javë të tëra dhe asgjë nuk ka ndryshuar!”

Në një këndvështrim, është goxha komike, por në moment i shpjegova kësaj gruaje që nuk funksionon kështu. Ndryshimi kërkon kohë. Dhe durimi kërkohet për të punuar me sukses në procesin e arritjes së rezultatit që dëshironi. Ajo u largua e neveritur sepse donte një rregullim të menjëhershëm, dhe kjo nuk është ajo që na ofron Perëndia. Kur u shpëtuat, ju hytë në një rrugë që ju çoi në një udhëtim ndryshimi gjatë gjithë jetës. Dhe jetët tona ndryshojnë nëpërmjet Fjalës së Perëndisë (Jakobit 1:21–25).

Në mënyrë që të jetoni në miqësi të ngushtë dhe intime me Perëndinë, merrni vendimin të jeni një ndjekës dhe nxënës gjatë gjithë jetës. Lexoni Fjalën. Dëgjoni mësimet rreth Fjalës. Nuk ka asgjë më të mirë se sa të futësh Fjalën e Perëndisë në zemrën tënde. . . është pjesa më e rëndësishme e procesit.


Bibla thotë që ne trashëgojmë premtimet e Perëndisë përmes besimit dhe durimit (Hebrenjve 6:12), dhe besimi vjen nga dëgjimi i Fjalës së Perëndisë ( Romakëve 10:17)

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon