Në Çdo Kohë

Unë do ta bekoj Zotin në çdo kohë; lëvdimi i tij do të jetë gjithnjë në gojën time. PSALMI 34:1

Besimi tek Perëndia duhet të ushtrohet më shumë se një herë në kaq kohë ose herë pas here; ne mund të jetojmë me besim në çdo kohë. Me ndihmën e Perëndisë ne mund të mësojmë të jetojmë nga besimi në besim, duke i besuar Zotit kur gjërat janë të mira dhe kur gjërat janë të vështira. Është e lehtë t’i besosh Perëndisë kur gjërat janë të mira, por kur gjërat janë sfiduese dhe vendosim t’i besojmë Perëndisë, atëherë ne zhvillojmë vërtet karakterin.

Psalmi 34:1 na inkurajon të bekojmë Zotin në çdo kohë. Ka disa vargje të tjera biblike që na thonë për gjëra që duhet t’i bëjmë në çdo kohë: ti rezistojmë djallit në çdo kohë, t’i besojmë Perëndisë në çdo kohë, të duam të tjerët në çdo kohë, jo vetëm kur na leverdis ose kur ndihemi mirë.

Tundimi është një vizitor i vazhdueshëm në jetën tonë dhe për sa kohë që jemi në tokë, ne duhet të disiplinojmë emocionet tona, gjendjen tonë shpirtërore dhe gojën tonë, që të mund të qëndrojmë të qetë dhe në paqe pavarësish situatave apo rrethanave tona. Kjo na mundëson të jemi në miqësi të ngushtë me Perëndinë dhe të ecim në gëzimin e Frymës së Tij.


Meqë mund t’i zgjedhësh mendimet e tua, kur të vjen dyshimi, mund të mësosh ta njohësh për atë që është, të thuash “jo, faleminderit” dhe të vazhdosh të besosh!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon