Në dakordësi me partnerin/en

në dakordësi me partnerin/en

Sepse, kudo që dy a tre janë bashkuar (si ndjekës të mi) në emrin tim, unë jam në mes tyre. –Mateu 18:20

Bibla thotë që ka fuqi në dakordësi. Kjo është veçanërisht e vërtetë në martesë. Bashkëshorti im, Dejv, dhe unë kemi personalitete të ndryshme që janë shumë të kundërt. Pavarësisht kësaj, Perëndia na ka sjellë gjithmonë e më shumë pranë njëri-tjetrit sa ne kemi filluar të mendojmë njësoj dhe kërkojmë të njejtat gjëra çdo ditë. Kemi akoma dy personalitete të ndryshëm, por tani mund të shohim që Perëndia i ka sjellë këto dy ndryshime bashkë për një qëllim.

Nëse doni të keni fuqi në martesën tuaj dhe në jetën tuaj të lutjes, atëherë duhet të shkoni mirë bashkë. Pyetja e madhe është: Si mund të bien në dakordësi dy njerëz në çift? Dakordësia vjen kur njerëzit e përfshirë nuk janë egoistë. Egoizmi është papjekuri. Çelësi qëndron te përkujdesi për nevojat që personi tjetër ka, i gatshëm për të përulur veten dhe të bësh gjithçka mundesh për t’i përmbushur këto nevoja.

Kur kjo ndodh, mund të jetoni në dakordësi përpara Zotit dhe kudo që dy a tre janë bashkuar në emrin e Tij, Perëndia është aty me ta. Pra, zgjidhni të jeni në dakordësi dhe unitet përpara Zotit.


Lutje

Perëndi, unë dua të përjetoj fuqinë e dakordësisë në martesën time. Na ndihmo të jetojmë pa egoizëm që të mblidhemi bashkë në emrin tënd.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon