Në Kohët e Krizave

Dhe do të ndodhë që kush ta ketë thirrur emrin e Zotit, do të shpëtohet. Veprat e Apostujve 2:21

Vite më parë, përpara vendosjes së ligjit për rripat e sigurimit, një miku im po udhëtonte me djalin e tij të vogël një ditë nëpër një kryqëzim të ngarkuar. Dera e makinës në anën e pasagjerit nuk ishte e fiksuar fort dhe ai bëri një kthesë të fortë. Dera e makinës u hap dhe djali i vogël u rrokullis jashtë në mes të trafikut! Gjëja e fundit që pa miku im ishte një grup rrotash makine pikërisht mbi djalin e tij. Gjithçka që dinte të bënte ishte të bërtiste, “Jezus!”

Ai ndaloi makinën e tij dhe vrapoi tek i biri. Për habinë e tij, djali i tij ishte krejtësisht i sigurt. Por burri që po ngiste makinën që pothuajse e goditi fëmijën ishte histerik.

” Mos u mërzit”, i tha miku im. “ Djali im është mirë. Thjesht falënderoj Perëndinë që munde të ndalosh!”

” Ti nuk e kupton!”, u përgjigj burri. “ Unë i preka aspak frenat e mia!”
Megjithëse ai burrë nuk mund të bënte asgjë, emri i Jezusit mbizotëroi dhe jeta e djalit u kursye.

Në kohë krize, thirrni emrin e Jezusit. Sa më shumë që ju dhe unë e shohim se sa besnik është Ai në kohë nevoje dhe krizash – aq më shumë jemi dëshmitarë të fuqisë së emrit të Tij mbi situatat dhe rrethanat – aq më shumë zhvillohet besimi ynë, rritet besimi ynë dhe aq më afër do të jemi me Të.


Ka fuqi në emrin e Jezusit për çdo krizë që mund të përballeni.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon