Ne mund të sjellim ndryshimin

Ne mund të sjellim ndryshimin

Kështu Zoti ndryshoi mendim lidhur me të keqen që kishte thënë se do t’i bënte popullit të tij. (EKSODI 32:14)

A e di se lutja mund t’ia ndryshojë mendjen Perëndisë? Për shkak të dikujt që thjesht do të gjejë kohë për të folur me Të dhe për të dëgjuar prej Tij, Perëndia mund ta ri-konsiderojë diçka që ka planifikuar të kryejë.

Kur Moisiu u ngjit në malin Sinai për të marrë Dhjetë Urdhërimet, ai u vonua më shumë se sa dëshironin njerëzit. Në mungesë të drejtuesit të tyre, ata e harruan Zotin, iu dorëzuar dëshirave mishore dhe vendosën të shkrinin gjithë bizhuteritë, të ndërtonin një viç prej ari dhe ta adhuronin. Perëndia i foli Moisiut në mal dhe në thelb i tha, “Bën mirë të kthehesh atje poshtë, sepse njerëzit e kanë futur veten vërtet në telashe. Dhe unë jam zemëruar për këtë.” (Faleminderit Perëndisë, Psalmi 30:5 thotë se zemërimi i tij mban vetëm një çast, por mirësia e tij mban një jetë të tërë!)

Moisiu filloi të ndërhyjë për njerëzit sepse i donte. Perëndia tashmë i kishte thënë, “Më lër të qetë, sepse ky është një popull me qafë të fortë” (shiko Eksodin 32:9-10). Por Mojsiu refuzoi të dorëzohej sepse nuk ishte i qetë në zemër. Ai i donte ata njerëz, ai e njihte natyrën e Perëndisë, e njihte edhe karakterin e Tij. Mbi të gjitha, Ai e dinte se Perëndia i donte me të vërtetë ata njerëz dhe nuk donte që t’i linte aty.

Moisiu i kërkoi Perëndisë të ndryshonte mendje (shiko Eksodi 32:12) dhe sipas vargut të sotëm, Perëndia ashtu veproi. Ne mund të sjellim ndryshim kur lutemi!


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kur lutesh, Perëndia të dëgjon dhe të përgjigjet!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon