Sepse ata që ai i ka njohur që më parë, edhe i ka paracaktuar që të jenë të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të tij, kështu që ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë vëllezërve. Romakëve 8:29
Qëllimi më i mirë që një i krishterë mund të ketë është ngjashmëria me Krishtin. Jezusi është shprehja e imazhit të Atit, dhe ne jemi thirrur të ndjekim gjurmët e Tij. Ai erdhi si Nismëtar i besimit tonë për ta na treguar me anë të shembullit të Tij si mund të jetojmë. Ne kemi shansin të sillemi me njerëzit ashtu siç Jezusi bëri. Qëllimi ynë nuk është të shohim se sa të suksesshëm mund të jemi në biznes ose se sa të famshëm mund të bëhemi. Nuk është prosperiteti, popullariteti ose ndërtimi i një shërbese të madhe, por të qenit i transformuar në imazhin e Jezus Krishtit.
Pjekuria frymërore ose ngjashmëria me Krishtin nuk mund të zotërohet pa “vdekjen për veten”. Kjo thjesht do të thotë t’i themi po Perëndisë dhe jo vetes tonë kur vullneti ynë është në kundërshti me atë të Perëndisë. Jezusi i tha dishepujve te tij që nëse ata dëshironin ta ndiqnin Atë, duhet të merrnin kryqin e tyre çdo ditë.
Për të ndjekur Krishtin dhe për t’u bërë si Ai, ne zgjedhim të harrojmë atë që duam – planet tona, të kemi mënyrën tonë – dhe në vend të kësaj i besojmë Atij që të na tregojë se cili është vullneti i Tij për ne. Vullneti i tij të çon gjithmonë në gëzim dhe kënaqësi të madhe.
Ti je Ambasador i Krishtit, përfaqësoje mirë Atë.