Ne Presim; Perëndia Flet

Ne Presim; Perëndia Flet

Nga kohët e lashta askush nuk kishte dëgjuar kurrë, asnjë vesh nuk kishte dëgjuar dhe asnjë sy nuk kishte parë ndonjë Perëndi tjetër veç teje, që vepron për atë që ka shpresë tek ai. (ISAIA 64:4)

Fryma e Shenjtë do të na çojë në përdorime të mahnitshme në lutje, nëse thjesht do ta pyesim Atë për çfarë të lutemi, presim që Ai të përgjigjet dhe pastaj bindemi.

Ne nuk jemi të mençur nëse themi se nuk kemi kohë të presim në Zotin dhe ta lejojmë Atë të na flasë dhe të na udhëheqë ndërsa lutemi. Ne mund të presim dyzet e pesë minuta për të zënë një tryezë në një restorant, por themi se nuk kemi kohë të presim në Zotin. Kur presim Perëndinë, duke e kthyer zemrën drejt Tij për të marrë drejtim, ne e nderojmë Atë. Me gatishmërinë tonë për të pritur, Ai e di se ne duam vullnetin e Tij dhe se ne jemi të varur tek Ai për udhëheqje.

Ne kursejmë shumë kohë duke i kthyer zemrat tona drejt Perëndisë dhe duke pritur në Të. Ashtu siç thotë vargu i sotëm, Perëndia e tregon veten e Tij aktiv për ata që presin në Të. Filloi lutjet e tua thjesht duke thënë, “Të dua Zot, dhe po pres për drejtimin Tënd, në lutjet e mia sot.” Më pas fillo të lutesh për atë që është në zemrën tënde se sa për atë që është në mendjen ose në vullnetin tënd.

Kohët e fundit kam qenë duke u lutur për dikë, që duhet të bënin diçka të cilën e dija se duhej ta bënin, por Perëndia më tregoi që duhet të lutesha që ata të zhvillonin disiplinimin sepse mungesa e tij ndikonte në shumë fusha të jetës së tyre. Unë do të lutesha për atë fushë që mund të shihja por Perëndia pa shumë më thellë se sa unë.

Një herë tjetër isha duke u lutur për dikë lidhur me një sjellje problematike që pashë, por Perëndia më tregoi që duhet të lutesha që rrënja e problemit të tyre ishte refuzimi i vetes dhe se unë duhet të lutesha që ata të dinin se sa shumë i donte Perëndia. E shihni, shpesh ne lutemi për atë që shohim, por Perëndia na drejton më thellë nëse ne presim për Të.

FJALA E PËRËNDISË PËR SOT: Koha e shpenzuar në Perëndinë , nuk humbet kurrë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon