Kështu çdo pemë e mirë jep fruta të mira; por pema e kalbur jep fruta të këqija. Mateu 7:17
Fryti në jetën tonë (sjellja jonë) vjen nga diku. Një person që është i zemëruar është i tillë për një arsye. Reagimi i tij është fryti i keq i një peme të keqe me rrënjë të këqija. Është e rëndësishme për ne që t’i hedhim një vështrim nga afër dhe të sinqertë frutave, si dhe rrënjëve tona.
Në jetën time, kishte shumë fruta të këqija. Kam përjetuar periudha të rregullta depresioni, negativiteti, keqardhje për veten, nervozizëm dhe sindromën e folesë së grerëzave. Isha e ashpër, e ngurtë, legaliste dhe gjykuese. Mbaja inat dhe kisha frikë.
Unë punova fort duke u përpjekur ta korrigjoja këtë. Megjithatë, dukej se pavarësisht se çfarë lloj sjelljeje të keqe përpiqesha të heq qafe, dy ose tre të tjera shfaqeshin diku tjetër si barërat e këqija. Nuk po arrija te rrënja e fshehur e problemit dhe ai nuk po zhdukej.
Nëse ky skenar tingëllon i njohur për ju, mund ët jetë që keni çështje të pazgjidhura në jetën tuaj, të cilat duhen kërkuar dhe hequr që çdo gjë të jetë e freskët dhe e re. Mos u largoni. Nëse Perëndia mund të më ndryshojë mua, Ai sigurisht që mund t’ju ndryshojë ju.
Fryti i kalbur vjen nga rrënjët e kalbura; fryti i mirë vjen nga rrënjët e mira.