Nga Gropa në Pallat

Atëherë Faraoni i tha Jozefit: “Me qenë se Perëndia të bëri të dish të gjitha këto gjëra, nuk ka asnjeri të zgjuar dhe të ditur sa ti. Ti do të jesh mbi shtëpinë time dhe i tërë populli im do t’u bindet urdhrave të tua; vetëm për fronin unë do të jem më i madh se ti”. ZANAFILLA 41: 39-40

Një gropë është një hendek, ose kurth. I referohet shkatërrimit. Satani dëshiron gjithmonë të na çojë në gropë.

Jozefi u shit si skllav nga vëllezërit e tij. Ata në fakt e hodhën atë në një gropë dhe synuan ta linin atje të vdiste, por Perëndia kishte plane të tjera. Jozefi përfundoi duke u shitur si skllav në Egjipt, ku u hodh në burg sepse refuzoi të komprometonte integritetin e tij. Sërish, kudo që Jozefi shkonte, Perëndia i dha atij favor. Në fund Jozefi u promovua në pallat, i dyti pas Faraonit.

Si shkoi Jozefi nga gropa në pallat? Unë besoj se ai qëndroi pozitiv, refuzoi hidhërimin dhe zgjodhi të besonte me guxim Perëndinë. Megjithëse dukej sikur ai ishe i mposhtur në shumë raste, ai refuzoi të hiqte dorë nga besimi tek Perëndia.

Jozefi pati qëndrimin e duhur. Ai e dinte se Perëndia ishte në kontroll edhe kur dukej sikur rrethanat e jetës së tij ishin jashtë kontrolli. E njëjta gjë është e vërtetë në jetën tuaj. Nëse do të mbani një qëndrim pozitiv, duke e ditur se Perëndia është në kontroll, Ai mund t’ju marrë nga gropa në pallat në mënyra që nuk i keni imagjinuar kurrë.


Pavarësisht se ku keni filluar, mund të keni një përfundim të shkëlqyeshëm!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon