Nga Lavdia Në Lavdi

Dhe ne të gjithë, duke soditur fytyrëzbuluar lavdinë e Zotit si në pasqyrë, transformohemi në të njëjtën shëmbëllim nga lavdia në lavdi, posi prej Frymës së Zotit. 2 KORINTASVE 3:18

Si e shikoni veten?

A jeni në gjendje të vlerësoni sinqerisht veten tuaj dhe sjelljen tuaj dhe të mos jeni për t’u dënuar? A jeni në gjendje të shikoni sinqerisht se sa larg duhet të shkoni dhe gjithashtu dhe sa larg keni arritur?

Tek 2 Korintasve 3:18, Pali deklaron që Perëndia na ndryshon ne “ nga lavdia në lavdi”. Me fjalë të tjera, ndryshimet në ne personalisht, gjithashtu dhe ato që ndodhin në rrethanat tona, janë në shkallë të ndryshme. Aty ku je tani nuk është vendi ku do të jesh deri në fund.

Nëse jeni të lindur sërish, atëherë ju jeni diku në shtegun e drejtësisë. Ju mund të mos jeni aq larg sa do të donit të ishit, por falënderoni Perëndinë që jeni në atë shteg. Shijojeni lavdinë ku jeni tani dhe mos u xhelozoni se ku mund të jenë të tjerët, as mos ndëshkoni veten për nivelin ku jeni. Ndoshta nuk do të kalojmë në nivelin tjetër derisa të mësojmë të shijojmë atë ku jemi momentalisht.


Mos jini shumë të ashpër me veten. Perëndia po ju ndryshon çdo ditë dhe po ju afron pranë vetes së Tij.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon