Një Atmosferë Adhurimi

I jepni Zotit lavdinë që i përket emrit të tij; adhuroni Zotin në shkëlqimin e shenjtërisë së tij. PSALMI 29:2

Kur ne adhurojmë Perëndinë, ne po e pranojmë Atë për Kush Ai është, për gjithçka që ka bërë në jetën tonë dhe për gjithçka që do të bëjë.

Adhurimi nuk është për ne, është i gjithi për Perëndinë. Por edhe pse adhurimi nuk është për ju, adhurimi ju transformon. Kur filloni të adhuroni Perëndinë për ndryshimet që Ai tashmë po bën tek ju, ju zbuloni se ato ndryshime fillojnë të shfaqen gjithnjë e më shumë dhe ju përjetoni nivele të reja të lavdisë së Perëndisë. Me fjalë të tjera, Zoti është afër adhuruesit dhe Ai do të derdhë mirësinë e Tij mbi ata që zgjedhin ta madhërojnë Atë.

Ka një çlirim që vjen nëpërmjet adhurimit. Ndonjëherë kemi nevojë për çlirim mendor ose emocional. Ndërsa adhurojmë Zotin, ne çlirojmë emocionet tona ose barrën mendore që po na shtyp. Ajo gëlltitet në madhështinë dhe lavdinë e Perëndisë.

Unë ju inkurajoj të filloni të adhuroni herët në mëngjes. Adhuroni ndërsa jeni duke u bërë gati për ditën, dhe kur jeni në punë ose duke bërë detyrat. Dhe adhuroni Perëndinë në fund të ditës për gjithçka që Ai ju ka sjellë. Ju do të mahniteni duke parë se si gjërat do fillojnë të ndryshojnë në shtëpi, dhe në punë kur e mbani Perëndinë në vendin më të lartë në jetën tuaj.


Adhurimi krijon një atmosferë ku Perëndia mund të punojë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon