Qëndroni një hap më përpara djallit

qëndroni një hap më përpara djall

Lum njeriu që duron tundimin, sepse kur del i sprovuar, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Zoti ua premtoi atyre që e duan. –Jakobi 1:12

Unë mendoj se të kuptojmë tundimin dhe t’i rezistojmë në mënyrë agresive është e vetmja mënyrë si mund të jemi një hap më përpara djallit. Jakobi 1:12 thotë se i lum është njeriu që duron tundimin…do të marrë kurorën e jetës… Të durosh tundimin do të thotë të kalosh përmes sprovave pa hequr dorë, ta mundësh djallin.

Durim gjithashtu do të thotë të kalosh përmes një kohe tundimi pa e lejuar të ndryshojë sjelljen apo përkushtimin tuaj. Jezusi asnjëherë nuk i trajtoi njerëzit ndryshe kur Ai po tundohej, dhe kur ne jemi frymërisht të pjekur, ne mund të ndjekim shembullin e tij.

Jezusi e kupton me çfarë po përballemi kur tundohemi. Ndonjëherë Ai na lejon të tundohemi që të na e sjellë vëmendjen në fushat e dobësive të jetës tonë dhe të na ndihmojë t’i mposhtim. E vetmja mënyrë si mund të keni gjithçka që Jezusi ka për ju është duke u bërë personi që Ai ju krijoi për të qënë. Kjo pjekuri vjen me anë të sprovave.

Jini të vendosur të jeni të durueshëm dhe mposhteni tundimin me hirin e Perëndisë. Do t’ju vendosë një hap më përpara djallit.


Lutje

Frymë e Shenjtë, unë besoj që Ti je me mua përgjatë tundimeve, prandaj unë mund të kem durim dhe të jem i fortë, duke qënë gjithmonë një hap më përpara djallit.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon