një litar tresh nuk këputet aq shpejt

një litar tresh nuk këputet aq shpejt

Në rast se dikush mund të mposhtë atë që është vetëm, dy veta mund t’i qëndrojnë; një litar tresh nuk këputet aq shpejt. –Predikuesit 4:12

Nuk ka asgjë më mirë se një martesë e suksesshme dhe asgjë më të keqe sesa një martesë që nuk ka sukses. Martesat e krishtera duhet të jenë një provë e gjallë që dy njerëz mund të forcohen duke bërë vullnetin e Perëndisë, për kënaqësi dhe për të ndikuar botën.

Megjithatë, përzierja e dy individëve në një martesë harmonike është një proces që nuk ndodh vet. Martesa e mirë nuk bëhet vet, pavarësisht sa marrëzisht e doni njeri-tjetrin kur martoheni. Keni nevojë të ftoni Perëndinë në këtë proces.

Kur e njohim Jezusin dhe e ftojmë në martesën tonë, marrëdhënia kthehet në një litar tresh. Ka fuqi të madhe në bashkimin e një çifti kur Krishti është i përfshirë.

Lumturia në martëse nuk ka të bëjë me gjetjen e një partneri që gjithmonë vepron sipas asaj që duam ne. Ka të bëjë me dy njerëz që nuk janë të përsosur por që besojnë në një Perëndi të përsosur dhe në vullnetin dhe qëllimin e tij për ta. Është një martesë që Perëndia e bekon!

Lutje

Perëndi, unë e dua partnerin/en tim/e, por një litar dysh nuk është mjaftueshëm. Unë dua të bëj pjesën time të të ftoj në martesën tonë që Ti të fuqizosh dashurinë tonë për njëri-tjetrin dhe të na udhëheqësh për në planin tënd.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon