Rrëfejani shkeljet njëri-tjetrit dhe lutuni për njëri-tjetrin, që të shëroheni; shumë forcë ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë zemër. JAKOBIT 5:16
Nëse keni qenë besimtar për ndonjë periudhë kohore, me siguri keni dëgjuar të mësohet se që lutja të jetë efektive duhet të jetë e zjarrtë. Megjithatë, nëse e keqkuptojmë fjalën e zjarrtë, mund të mendojmë se duhet të krijojmë njëfarë emocioni të fortë përpara se të lutemi; përndryshe, lutjet tona nuk do të jenë efektive.
E di që ka pasur shumë vite kur kam besuar në këtë mënyrë, dhe ndoshta edhe ju jeni mashtruar. Por të lutesh me zjarr thjesht do të thotë që lutjet tona duhet të vijnë nga zemra dhe të jenë të sinqerta.
Mbaj mend që shijoja kohët e lutjes kur mund të ndieja praninë e Perëndisë dhe më pas pyesja veten se çfarë nuk shkonte gjatë kohës kur nuk ndjeja asgjë. Pas pak mësova se besimi nuk bazohet në ndjenja apo emocione, por në njohjen e zemrës.
Ndonjëherë përjetoj shumë emocione ndërsa jam duke u lutur. Por ka më shumë raste kur nuk ndihem emocionale. Lutja që na afron me Zotin ndodh vetëm kur lutemi me besim, pavarësisht se çfarë ndjejmë në një moment të caktuar.
Besoni se lutjet tuaja të zellshme dhe të përzemërta janë të efektshme sepse besimi juaj është te Zoti, jo në aftësinë tuaj për t’u lutur me pasion ose me elokuencë.