Ky libër i ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja jote, por mendohu për të ditë e natë, duke kërkuar të veprosh sipas të gjitha atyre që janë shkruar, sepse atëherë do të kesh sukses në veprimet e tua, atëherë do të përparosh. JOZUEU 1:8
Fjala e Perëndisë zbulon mendimet e Tij të shkruara në letër për studimin tonë dhe për t’i konsideruar. Fjala e Tij tregon çfarë Ai mendon për çdo situatë dhe temë.
Në mënyrë që të jemi pranë Perëndisë, është thelbësore që ju të lejoni Fjalën e Tij të jetë të një mesazh i gjallë në zemrën tuaj. Kjo është përmbushur duke medituar në Fjalën e Perëndisë, duke lejuar mendimet e Tij të bëhen mendimet tuaja. Kur e bëni këtë, ju filloni të zhvilloni mendjen e Krishtit. Unë ju inkurajoj fort të doni Fjalën e Perëndisë dhe ta lejoni të bëhet drita udhëzuese në jetën tuaj.
Jozueu 1:8 na thotë që ne mund ta vëmë në praktikë Fjalën mendërisht në mënyrë që të përjetojmë sukses të mirë fizikisht. Meditimi mbi Fjalën e Perëndisë ka fuqinë të ndikojë çdo pjesë të jetëve tona. Fjalët e urta 4:20-22 madje na thotë që fjalët e Zotit janë një burim i shëndetit dhe shërimit të trupave tanë.
Mbani mend parimin e mbjellje- korrjes. Sa më e madhe të jetë koha që ti dhe unë personalisht vendosim për të menduar dhe studiuar Fjalën, aq më shumë do të marrim prej saj.
Zoti i zbulon mendimet e Tij atyre që janë të zellshëm për të lexuar Fjalën.