
dhe të përtëriteni në frymën e mendjes suaj EFESIANËVE 4:23
Perëndia dëshiron që ne të mbajmë gjithmonë një qëndrim të mirë për dy arsye. Së pari, përlëvdojmë Atë dhe inkurajojmë të tjerët të qëndrojnë pozitiv kur ata kanë probleme. Së dyti, kjo lejon Zotin të punojë në jetët tona, duke sjellë ndihmë dhe çlirim nga vështirësitë tona.
Të kesh gjithmonë një qëndrim të mirë është e vështirë nëse nuk marrim hirin e Perëndisë për ta bërë këtë. Jezusi tha se pa Të, ne nuk mund të bënim asgjë (Gjoni 15:5), por nëpërmjet Tij ne mund të bëjmë gjithçka (Filipianëve 4:13).
Mos prisni derisa të tundoheni për të patur një qëndrim të keq, por lutuni çdo ditë që pavarësisht se çfarë ju del përpara, ju mund ta përballoni me një qëndrim të mirë. Ne gjithmonë do të tundohemi, por ne mund të lutemi që të mos i dorëzohemi tundimit.
Qëndrimi i mirë është një nga asetet më të mëdha që kemi. Ai na mban me shpresë pavarësisht se çfarë po ndodh në jetët tona.
Kërkoi Perëndisë të mbushë qëndrimin tënd me Frymën e Tij në çdo kohë!