Një Zemër Dalluese

Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua. FJALËT E URTA 3:5-6

Njerëzit që priren të mendojnë shumë për gjërat kanë një kohë të vështirë me besimin. Kur mendojmë shumë për diçka, duke u shqetësuar dhe duke u fiksuar se si mund ta rregullojmë një problem ose të krijojmë një mundësi, ne zakonisht besojmë te vetja në vend të Zotit.

Unë kam qenë një mendimtarë e tepruar e klasit A. Më duhej të kuptoja patjetër gjithçka. Më duhej të kisha një plan të realizuar për të qenë e lumtur. Unë pyesja vazhdimisht: “Pse, Zot, pse? Kur o Zot, kur?” Pastaj një ditë Zoti foli me zemrën time dhe tha: 2Për sa kohë që vazhdon të jetosh në arsyetim, nuk do të kesh kurrë aftësi dalluese”.

Aftësia dalluese fillon në zemër, lëviz lart dhe ndriçon mendjen. Për sa kohë që mendja ime ishte kaq e zënë duke arsyetuar pa Frymën e Shenjtë dhe në kundërshtim me të vërtetën në Fjalën e Perëndisë, Jezusi nuk mund të arrinte tek unë. Ai dëshiron që ne të përdorim mendjen tonë për të arsyetuar, por Ai dëshiron që ne të arsyetojmë në një mënyrë që të përputhet me Fjalën e Tij dhe të lejojë që Ai të ketë kontrollin.

Kam zbuluar se mund të arsyetoj në mendjen time për një çështje derisa të fillojë të më ngatërrojë, dhe kur kjo të ndodhë, është sinjali im që ta lë të shkojë dhe të pres që Zoti të më zbulojë atë që vetëm Ai mund të më tregojë.


Nëse ne përpiqemi të zbulojmë pse-në për gjithçka që ndodh në jetë, ne nuk do të kemi paqe në mendje dhe zemër.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon