Por qoftë falënderuar Perëndia, sepse ishit shërbëtorë të mëkatit, por iu bindët me zemër atij mësimi që iu është transmetuar. ROMAKËVE 6:17
Pali shkroi që besimtarët në Romë ishin të bindur me gjithë zemër. Kjo ishte e rëndësishme sepse është e mundur të kemi bindje me gjysmë zemre, duke qenë të bindur në sjellje, por jo të bindur plot gëzim me gjithë zemrën tuaj.
Të bindesh ndaj asaj që Perëndia thotë nuk është një çështje për të dhënë shfaqje, por një çështje e të pasurit të qëndrimit të duhur. Kur ju vërtetë doni të kënaqni Zotin, ju mezi prisni të ndiqni drejtimin e Tij dhe udhëzimet për jetën tuaj. Unë dua t’ju inkurajoj të rriteni në bindjen tuaj. Jini të shpejtë për t’u bindur, radikalë dhe të gëzuar në bindjen tuaj. Mos jini ai lloj personi me të cilin Perëndisë do t’i duhen javë të tëra për të punuar që ju të bëni gjënë më të vogël të thjeshtë. Bëni me gëzim çfarë Perëndia ju ka kërkuar të bëni.
Bindja është më shumë se sa një detyrim frymëror – është një mundësi frymërore! Bindja ndaj Perëndisë do të shpërblehet. Bindja mbjell farën e nevojshme për të sjellë një bekim tjetër në jetën tuaj. Ju kurrë nuk mund ta tejkaloni Perëndinë; Ai gjithmonë do t’i shpërblejë farat tuaja të bindjes.
Një zemër e bindur rezulton në bekime të Perëndisë në jetën tuaj.