Një Zemër E Gëzuar

Një Zemër e Gëzuar

Të gjitha ditët e të varfrit janë të këqija, por për një zemër të kënaqur ka festë përherë. Fjalët E Urta 15:15

Një “parandjenjë e keqe” është një ndjesi e turbullt, kërcënuese që diçka e keqe do të ndodhë. Arrita në një pikë kur kuptova që unë po i mbaja këto ndjenja me me vete në pjesën më të madhe të jetës time. Në fakt, isha bërë e mjerueshme nga mendimet dhe parandjenjat e këqija.

Ndoshta edhe ju i keni këto ndjesi. Ju keni rrethana që janë shumë të vështira, por edhe kur nuk i keni, ndiheni ende mjerueshëm për shkak të mendimeve që helmojnë pamjen tuaj dhe vjedhin aftësinë tuaj për të shijuar jetën dhe për të parë ditët e mira.

Fjalët e urta 15:15 ju premtojnë se këto ndjenja nuk mbeten. Qëndrimi i besimit është ai i mbështetjes tek Perëndia, duke besuar dhe duke qenë të sigurte në Të. Është si një festë e gëzueshme të presësh të mirën. Në vend që të keni frikë nga diçka duke parashikuar se do t’ju bëjë të mjerë, mund të keni besim se Perëndia do t’ju japë fuqinë për ta shijuar atë.

Gëzimi juaj, paqja, drejtësia dhe fuqia janë në anën tënde përmes pranisë së Frymës së Shenjtë. Mos e lejo ankthin dhe shqetësimin të sundojë në jetën tënde më gjatë. Prisni ndihmën e Perëndisë, bekimin dhe fuqinë në gjithçka që bëni.


Më qëndrimin e duhur, ti mund të marrësh energji për të bërë gjërat e zakonshme, detyrat e përditshme me gëzim të madh.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon