Një Zemër e Pafajshme

Në të vërtetë Zoti me sytë e tij shikon përpara dhe mbrapa tërë dheun për të treguar forcën e tij ndaj atyre që kanë një zemër të ndershme ndaj tij. Në këtë ti ke vepruar si një i pamend; prandaj tani e tutje do të kesh luftëra”. 2 KRONIKAVE 16:9

Çfarë do të thotë të kesh një zemër të pafajshme. Kjo do të thotë që ke një dëshirë në zemër për të vepruar në mënyrë të drejtë dhe të kënaqësh Perëndinë. Një person që ka një zemër të paqortueshme e do vërtet Perëndinë, megjithëse ai vetë mund të mos jetë i paqortueshëm ose i përsosur në të gjitha rrugët e tij. Ai mund të ketë ende dobësi. Ai mund të bëjë gabime ose të humbasë durimin. Por kur e bën këtë, ai shpejt pendohet dhe merr faljen e Perëndisë. Nëse ka ofenduar dikë tjetër, ai do të përulet dhe do të kërkojë falje. Për shkak se zemra e tij është e drejtë ndaj Perëndisë, është e lehtë që Fryma e Shenjtë ta mësojë atë.

Kur Perëndia kërkon për ata përmes të cilëve të veprojë, Ai nuk kërkon dikë me një performancë të përsosur. Nëse ndonjë prej nesh mund të kishte sjellje të përsosur, nuk do të kishim nevojë për Jezusin. Megjithatë, ne mund ta duam Perëndinë me një zemër të përsosur dhe kur e bëjmë këtë, Ai e tregon veten të fortë në emrin tonë.


Zoti forcon ata që kanë ndaj Tij një qëndrim të drejtë zemre.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon