Një Zemër Krenare

Por ai jep hir edhe më të madh; prandaj thotë: ‘’Perëndia u kundërvihet mendjemëdhenjve dhe u jep hir të përulurve’’. JAKOBIT 4:6

A i është dashur Perëndisë ndonjëherë të punojë me ty në lidhje me krenarinë tënde? Këtu janë disa mënyra që mund të shihni nëse keni probleme me krenarinë: Nëse keni një opsion për gjithçka, nëse jeni gjykues, nëse nuk mund të korrigjoheni, nëse rebeloni kundër autoritetit, nëse dëshironi të merrni të gjithë meritën për veten, ose nëse thoni “ unë” shumë shpesh. Këto janë shenja krenarie.

Është e vështirë të lejosh Perëndinë të zëvendësojë krenarinë tonë me përulësinë e Tij, por është jetike. Nëse dëshirojmë të jetojmë një marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë, ne udhët të vijmë tek Ai me një qëndrim përulësie. Krenaria mbështetet tek vetja, por përulësia mbështetet tek Perëndia. Është vetëm në vendin e përulësisë që Perëndia mund të na bekojë ne.

I përuluri ndihmohet! Nëse ne e përulim veten tonë nën dorën e Perëndisë, Ai do të na lartësojë në kohën e duhur ( Jakobit 4:10). Njerëzit krenarë mendojnë që ato meritojnë gjithçka që dëshirojnë “ tani”, por përulësia thotë: “ Kohët e mia janë në duart e tua Zot.”


Krenaria thotë “ unë mund”, por përulësia thotë “ Krishti Mund ta bëjë përmes meje.”

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon