Nuk Është Aq E Ndërlikuar

Sepse ju them në të vërtetë se nëse dikush do t’i thotë këtij mali: “Luaj vendit dhe hidhu në det”, dhe nuk do të ketë dyshime në zemër të vet, por do të besojë se ajo që po thotë do të ndodhë, çdo gjë që të thotë do t’i bëhet. MARKU 11:23

Njerëzit mendojnë se jeta është e ndërlikuar, por shpesh herë jemi ne ata që i bëjmë gjërat më të ndërlikuara sesa duhet të jenë. Të jetosh për Perëndinë vërtetë nuk është e aspak aq e ndërlikuar.

Mendoni për qasjen e thjeshtë dhe pa komplekse që një fëmijë ka ndaj jetës. Fëmijët do të argëtohen dhe do të kënaqen pavarësisht se çfarë. Ata janë të gëzuar, të shkujdesur dhe krejtësisht pa shqetësim. Dhe fëmijët besojnë atë që u thuhet. Është natyra e tyre të besojnë plotësisht dhe të gëzojnë jetën e tyre çdo ditë.

Sa më shumë rritemi në Zotin, aq më të ngjashëm me fëmijët bëhemi. Sigurisht, Perëndia dëshiron që ne të jemi të pjekur në sjelljen tonë, por Ai gjithashtu dëshiron që ne të kemi një qëndrim besimi dhe varësie ndaj Tij që është i thjeshtë dhe fëmijëror në natyrë. Kur Perëndia i flet zemrës tuaj ose kur ju lexoni diçka në Bibël, ju thjesht mund të thoni: “Unë i besoj Perëndisë dhe unë besoj se është e vërtetë!” Është kaq e thjeshtë.

Nëse Perëndia thotë se do të më begatojë, unë i besoj Perëndisë dhe besoj se është e vërtetë! Nëse Perëndia thotë se do të më shërojë, unë i besoj Perëndisë dhe besoj së është e vërtetë! Nëse Perëndia thotë se do të më ndihmojë të fal ata që më kanë lënduar, unë i besoj Perëndisë dhe besoj se është e vërtetë. Nëse Perëndia thotë se Ai është me mua dhe unë nuk jam kurrë vetëm, unë i besoj Perëndisë dhe besoj se është e vërtetë!


Gjëja më e thjeshtë që mund të bëni është të vendosni besimin tuaj në Perëndinë dhe t’i bindeni Fjalës së Tij në çdo fushë të jetës tuaj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon