Tani, pra, nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezus, që nuk ecin sipas mishit, por sipas Frymës, Romakëve 8:1
Një nga problemet më të mëdha për shumë besimtarë është përsëritja e ndjenjës së fajit dhe dënimit për mëkatet e së shkuarës për të cilat ata e kanë marrë faljen. Kënaqësia e madhe e Satanit është të na bëjë ne të ndihemi keq për veten tonë, dhe një mënyrë për ta bërë këtë është duke na bërë të ndihemi fajtorë. Edhe pse është një faj i rremë, nëse e pranojmë atë, ndikohemi negativisht prej tij.
Bibla na mëson që përmes gjakut të Jezusit, ne kemi falje të plotë dhe liri të plotë nga dënimi. Ne nuk kemi nevojë t’i shtojmë fajin tonë sakrificës së Tij në kryq. Ai është më shumë se mjaftueshëm.
Nëse djalli përpiqet ta sjellë atë mëkat në mendjen tuaj sërish në formën e fajit dhe dënimit, shpallini atij: “Unë jam i/e falur për atë mëkat! Është hequr; prandaj, nuk shqetësohem më për të.” Do të zbuloni se të folurit me zë të lartë është shpesh e dobishme për ju, sepse duke e bërë këtë, ju po deklaroni qëndrimin tuaj ndaj Fjalës së Perëndisë. Shpallini armikut se Krishti ju ka çliruar.
Mos rrini ulur duke dëgjuar akuzat dhe gënjeshtrat e djallit. Mësoni t’i flisni atij me të vërtetën.