Nuk Mund Të Kufizoni Perëndinë

Nuk Mund Të Kufizoni Perëndinë

Jepni dhe do t’ju jepet…sepse me atë masë që matni, do t’ju matet edhe juve përsëri. – Luka 6:38

Disa vendosin paratë apo sistemet tregtare përpara Perëndisë. Bibla na thotë te libri i Zbulesës, kapitulli 18, që nëse ne vendosim besimin tonë tek paratë, do të jetë një dështim. Kam zbuluar se mënyra për tu marrë me paratë është e thjeshtë: mundohuni të mos e kufizoni Perëndinë. (E vërteta është që nuk mund ta kufizoni, dhe rezultatet janë të mrekullueshme.)

Sa më shumë që japim…më tepër i bindemi Atij me financat tona, më tepër Ai na bekon. Kur bëjmë më shumë për të tjerët, ndihemi më të lumtur dhe më të përmbushur se asnjëherë më parë.

Shoqëria na thotë të investojmë gjithçka në sistemin e botës dhe të punojmë gjithë kohën për të fituar sa më shumë. Nëse bëjmë këtë, asnjëherë nuk do të kemi asgjë që ka rëndësi, sidomos gëzim. Nuk do të arrijmë të shijojmë paratë që kemi sepse nuk po i përdorim sipas mënyrës së Perëndisë. Ndoshta nuk bën kuptim sipas sistemit të botës, por Perëndia nuk do që të fitoni para dhe të krijoni rezerva. Perëndia thotë që duke dhënë, do të merrni më tepër. Më besoni, nuk mund të kufizoni Perëndinë.


Lutje

Perëndi, e di që plani Yt për financat e mia nuk është njësoj me atë të botës. Unë e di që, kur jap ashtu siç Ti më tregon, Ti do të kujdesesh për mua. Paratë e mia janë të Tuat dhe do t’i përdor ashtu si Ti do.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon