Nxitur Për Veprim

Moisiu thirri, pra, Betsaleelin dhe Oholiabin dhe të gjithë njerëzit e urtë nga zemra, të cilët shtyheshin nga zemra për t’i hyrë punës dhe për ta kryer atë. EKSODI 36:2

Diçka e fuqishme ndodh në jetën tuaj kur zemra juaj trazohet për aksion. Nuk na bën aspak mirë të themi, “Oh, unë do doja të ndihesha në atë mënyrë.” Ne mund të vendosim të bëjmë diçka për mënyrën se si ndihemi duke nxitur zemrat tona që të bëjmë çfarë Perëndia na ka thirrur të bëjmë.

Si e nxisim ne besimin tonë? Unë kam zbuluar që Fjala e Perëndisë e dalë nga goja ime në formën e lutjes, lavdërimit, predikimit, ose rrëfimit është mënyra më e mirë që mund të gjej për të ndezur zjarrin. Kjo nxit dhuntinë brenda meje, mban besimin tim dhe shpresën time aktive dhe ndalon frymën time të fundoset brenda meje.

Pasiviteti, zvarritja dhe dembelizmi janë mjete që armiku i përdor kundër popullit të Perëndisë. Një person pasiv pret të nxitet nga një forcë e jashtme përpara se të veprojë. Por ne mund të motivohemi dhe të udhëhiqemi nga Fryma e Shenjtë brenda nesh, jo nga forcat e jashtme. Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga pasiviteti është të bëni çdo gjë që është përpara jush me të gjithë forcën tuaj.


Mbajeni dhuratën e dhënë nga Perëndia, atë zjarr brenda jush, të ndezur.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon