Oh Po, Ju Mundeni!

Oh Po, Ju Mundeni!

Sepse asnjë tundim (asnjë gjykim nuk vlerësohet si joshës për mëkatin), [pavarësisht si vjen apo ku të drejton] nuk ju ka gjetur juve dhe t’ju zërë rob që nuk është i zakonshëm për njeriun… – 1 Korintasve 10:1

Ne të gjithë përballemi me tundimin – është pjesë e pashmangshme e jetës. Pyetja nuk qëndron në faktin se a do të tundohemi ne? Pyetja qëndron në këtë: Kur të tundohemi, a do të jemi gati?

Dua vërtet ta kuptoni këtë: Ju mund ta mposhtni tundimin. Ndalonisë thëni, “Xhojs, unë thjesht nuk mendoj se mundem”. Largoni nga fjalori juaj shprehjen “nuk mundem”.

Keni të drejtë, me anë të fuqisë dhe aftësisë tuaj, nuk mundeni. Por kur vendosni Fjalën e Perëndisë në zemrën tuaj, kur mbështeteni në fuqinë e Tij dhe u besoni premtimeve të Tij, nuk ka tundim që nuk mund të mposhtni.

Përgjatë viteve, kam mësuar pesë gjëra që ndihmojnë në mposhtjen e tundimit. Së pari, duhet urtësi. Duhet të mëndojmë për zgjedhjet që bëjmë dhe pasojat që sjellin ato. Urtësia shikon përpara.

Së dyti, duhet të besojmë që mund t’i rezistojmë tundimit. Dënimi, faji dhe turpi aktivizohen në moment dhe nëse i ndalon në kohë, e humbasin fuqinë. Kur marrin vrull, është e vështirë t’i ndalosh. Së treti, përballjen me tundimin konsiderojeni si jetë normale. Nëse po pritni për një zënkë, ju gjithmonë do jeni gati. Së katërti, shmangni pikat e dobëta. Mos e vendosni veten në situata ku mund të rrëzoheni lehtë. Mos shkoni nëpër dyqane, nëse e keni të vështirë të menaxhoni paratë dhe nuk mund të përballoni blerjet!

Së fundmi, mos i jepni shumë pikë vetes. Nuk marrim diplomë nga të qënit të tunduar. Është kaq e thjeshtë të mendosh që jeni pjekur përmes pengesave dhe kur kjo ndodh, e bëni veten një objektiv të lehtë. Perëndia do që t’i besoni Atij për të marrë fitore në çdo fushë të jetës tuaj. Me anë të hirit të Tij…ju mundeni!


Lutje

Perëndi, unë e kuptoj që tundimi është pjesë e jetës. Më ndihmo të mos bie në grackë ose të befasohem kur të vijë. Faleminderit për urtësinë dhe hirin që më jep për të mposhtur çdo tundim dhe për të jetuar në fitoren Tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon