Pa Mure Ndarës

Pa Mure Ndarës

…por Krishti është gjithçka dhe në të gjithë [gjithçka dhe kudo, për të gjithë njerëzit, pa dallim]. (KOLOSIANËVE 3:11)

Në Krishtin, Perëndia krijoi një krijim të ri ku të gjitha dallimet zhduken dhe ne të gjithë bëhemi një në Të. Në terma praktike, kjo do të thotë që ne duhet t’i besojmë Perëndisë që të kujdeset për çdo gjë që ne nuk jemi në gjendje të bëjmë dhe të marrim si dhuratë nga Ai çdo të mirë që kemi në ne ose çdo gjë që mund të bëjmë mirë. Gjithçka është në Të! Ne jemi bërë të drejtë me Perëndinë në Të, jeta jonë është në Të, gëzimi dhe paqja jonë janë në Të. Të gjitha gjërat janë për Të, në Të dhe nëpërmjet Tij (shih Romakëve 11:36).

Ne nuk kemi më nevojë të krahasojmë veten me dikë tjetër. Nuk ka rëndësi se çfarë bëjnë ata që ne nuk mund ta bëjmë sepse vlera jonë gjendet tek Ai. Ne jemi të lirë prej krahasimit dhe konkurrencës, dhe kjo na mundëson të jemi të plotë. Thjesht jini më të mirët që mund të jeni. Kur jeni në gjendje të bëni diçka mirë, falënderoni Perëndinë; dhe kur nuk mundeni, falënderojeni Atë sepse ai ju do gjithsesi dhe do të kujdeset për çdo gjë që duhet bërë.

Kjo e vërtetë ju lejon të hyni në çlodhjen e Perëndisë dhe mund të shmangni agoninë e refuzimit ose harxhimin e jetës tuaj duke u përpjekur të jeni dikush që nuk do të jeni kurrë. Nëse po dëgjoni zërin e Perëndisë, atëherë dëgjoni t’ju thotë tani që jeni të veçantë; ju nuk keni nevojë të krahasoni veten me dikë tjetër. Të gjitha muret ndarëse janë shembur në Krishtin dhe ne të gjithë jemi një në Të.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia nuk do të ndihmojë kurrë të jesh dikush tjetër, por Ai do të ndihmojë të jesh gjithçka që mund të jesh.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon