Pagëzimi në Frymën e Shenjtë

Pagëzimi në Frymën e Shenjtë

Nëse ju, pra, që jeni të ligj, dini t’u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati në qiell do t’u japë Frymën e Shenjtë atyre që ia lypin. (LUKA 11:13)

Vargu i sotëm premton që Perëndia do ju japë Frymën e Shenjtë atyre që e kërkojnë atë. Ti mund t’i kërkosh Perëndisë të të mbushë dhe të të pagëzojë në Frymën e Shenjtë pikërisht tani, aty ku je. Ja një lutje që mund të duash ta përdorësh:

“ O At’, në emrin e Jezusit, unë të kërkoj të më pagëzosh në Frymën e Shenjtë me të gjitha evidencat që shoqërojnë mbushjen me Frymën e Shenjtë. Më jep guximin siç bëre me ata që u mbushën në Ditën e Rrëshajave dhe më jep atë dhunti frymërore që dëshiron të kem.”

Tani, ju mund të dëshironi të konfirmoni besimin tuaj duke thënë me zë të lartë: “Unë besoj se jam mbushur me Frymën e Shenjtë dhe nuk do të jem kurrë më i njëjti”

Nëse je lutur me lutjen e mësipërme, ose me një lutje të ngjashme, prit në Zotin qetësisht dhe beso që e ke marrë atë që ke kërkuar. Nëse nuk beson që e ke marrë, atëherë edhe nëse ke marrë, do të jetë për ty sikur të mos kesh marrë. Unë dua të theksoj përsëri rëndësinë e të besuarit me besimin që keni marrë, duke mos marrë vendimin tuaj bazuar në atë se si ndiheni. Gjatë ditës, meditoni për faktin se Zoti jeton në ju dhe përmes Tij ju mund të bëni gjithçka që duhet të bëni.

Mbushja me Frymën e Shenjtë është një nga gjërat më të mrekullueshme që mund t’i ndodhë ndonjëherë një besimtari. Prania e tij ju jep guxim, shpresë, paqe, gëzim, urtësi dhe shumë gjëra të tjera të mrekullueshme. Kërkojeni Atë me gjithë zemrën tuaj çdo ditë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Sigurohu që po e kërkon Perëndinë për atë që Ai është dhe gëzimin e prezencës së Tij, dhe jo thjesht për çfarë Ai mund të bëjë për ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon